DYLON

Haziri e Taravari diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit Gjilan – Gostivar

Haziri e Taravari diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit Gjilan – Gostivar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në takim pune kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në nivel komunal përmes programeve e projekteve të përbashkëta ndërkomunale në të mirë të qytetarëve të dy Komunave.

Kryetari Haziri ka thënë se “Takimi i sotëm ka qenë në kuadër të ofrimit të bashkëpunimit mes dy komunave, sepse kemi shumçka të përbashkët. Komuniteti ynë i dy komunave, kultura, sjellja etj janë si dy pika uji. Dëshiroj që bashkëpunimi Gjilan – Gostivar të thellohet edhe më shumë dhe pse jo që të kemi bashkëpunim të pushtetit lokal edhe jashtë regjionit tonë, duke e ndihmuar njëri – tjetrin për përfaqësim sa më të mirë”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse nga ana e tij kryetari Taravari, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që të jetë në Gjilan te kryetari Haziri, që siç ka thënë ai mund të mësoj shumë gjëra nga një kryetar i cili në nivelin lokal tashmë ka përvoj për mandatin e katërt në krye të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Ne si Komunë së bashku me Gjilanin mund të bëjmë implementimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale. Raportet tona do të vazhdojnë të thellohen dhe të jenë edhe më me intensitet, përmes ideve, projekteve dhe bashkëpunimit ndërkomunal e ndërshtetror”, ka thënë mes tjerash kryetari i Gostivarit Taravari.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.