DYLON

Haziri e Shala në Zhegër, gjithçka gati për fillimin e ndërtimit të palestrës sportive

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ –Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kanë vizituar sot fshatin Zhegër, me qëllim të parapërgatitjes për fillimin e ndërtimit të palestrës së sporteve.

“Qëllimi i vizitës është përgatitja për fillimin e ndërtimin e palestrës së sporteve. Ne, poashtu, e vizituam edhe shtëpinë e kulturës, e cila është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë për shkak të mosmirëmbajtes. Do të punojmë bashkarisht me Ministrinë e Kulturës që në rishikim buxhetor ta sanojmë gjendjen. E falënderoj ministrin Shala për mbështjen që ia ka bërë Gjilanit, pasi ne jemi përfitues të mbi 1.3 milionë eurove në kornizë afatmesme të planifikimeve buxhetore, ku kryesisht merr kultura, rinia e sporti. Paralelisht me këto projekte ne jemi në përfundim të Shtëpisë së Rinisë në Gjilan dhe fillimit të renovimit të stadiumit tëqytetit”, tha me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, zëvndëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, është zotuar se pos ndërtimit të palestrës së sporteve, po e shikojnë mundësinëqë ta renovojnë edhe Shtëpinë e Kulturës së Zhegës.

“Jam këtu që të planifikojmë bashkë me kryetarin fillimin e projekteve tëreja, të cilat për ne dhe Komunën e Gjilanitjanë shumë të rëndësishme. Në Zhegër do të fillojmë ndërtimin e palestrës, e cila ka vlerë rreth 650 mijë euro. Poashtu, do të shikojmë mundësinë qëbrenda këtij viti të krijojmë një fond investiv për renovimin dhe mirëmbajtjen e Shtëpisë së Kulturës”, tha zëvendëskryeministri Shala.

Shala ka theksuar se do të vazhdojë të komunikoj me Komunën e Gjilanit për të parënevojat tjera të fushës së kulturës, rinisë dhe sportit dhe me mundësitë e qeverisë, do të investojnë në tërësi në projektet që Komuna do t’i zgjedh me qytetarët./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.