DYLON

Haziri e quan lajm të mirë njohjen e përvojës së punës mësuesve për vitet 1990-1999

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se është lajm i mirë që Qeveria e Republikës së Kosovës më në fund ua njohu përvojën e punës mësuesve për vitet 1990-1999. Ata ishin ushtarët e dijes, të cilët, refuzuan Serbinë e Jugosllavinë për Republikën e Kosovës.
Ja postimi i tij i plotë i tij në FB:

“Lajmi i mirë është se Qeveria e Republikës më në fund ua njohu përvojën e punës mësuesve për vitet 1990-1999. Ata ishin ushtarët e dijes, të cilët, refuzuan Serbinë e Jugosllavinë për Republikën e Kosovës. Për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e saj. Ndërkohë, po e bëjë publike që shumë shpejt Gjilani do t’i shenjëzoj shtëpitë shkolla dhe do të vendosë pllakën në qytet me emrat e të gjithë mësuesve në shenjë falënderimi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në një kohë të pakohë. Ata na mësuan të mos e pranojmë robërinë! LH”

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.