DYLON

Haziri e Minxhozi vizitojnë familjen Abazi për t’i ofruar mbështetje

Haziri e Minxhozi vizitojnë familjen Abazi për t’i ofruar mbështetje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilët shoqëroheshin edhe nga atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë në këtë Ambasadë, Gjenerali Conbalaj, nënkryetari i Komunës, këshilltarët komunal e drejtorët e institucioneve, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit në Shqipëri.

Ambasadori Minxhozi, në emër të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen Abazi, derisa i ka konfirmuar vendimin e qeverisë shqiptare për ndarjen e mjeteve financiare për këtë familje në vlerë prej 16 mijë euro.

Ndërkaq, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vazhdon koordinimin për mbledhjen e ndihmave për familjen Abazi, duke apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që mjetet financiare t’i derdhin në xhirollogarinë zyrtare ose drejtpërdrejtë në familje.

EkoHigjiena

Kryetari i Gjilanit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive dhe kulturore për nder të 28 nëntorit, ndërsa mjetet e parapara financiare në vlerë prej 4 mijë euro i dedikohen familjes Abazi, përderisa Qeveria e Kosovës ka ndar 20 mijë euro.

Kjo është xhirollogararia zyrtare:

FFK – INICIATIVË PËR NDIHMË FAMILJES ABAZI

FAMILJA ABAZI / 60000 GJILAN

NR. i KONTOS: 1960004798031154

NR i IBAN: XK05 1960 0047 9803 1154

BIC/SWIFT: NCBAXKPRXXX

Banka: BANKA KOMBËTARE TREGTARE

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.