DYLON

Haziri e mat shtypjen!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, Qendra Europiane për Arsim Profesional “Qeap-Heimerer” ka ofruar sot shërbime falas për qytetarët e Gjilanit, për matjen e tensionit arterial, matjen e sheqerit në gjak, të peshës trupore, por ka ofruar edhe këshillimin e qytetarëve për probleme të ndryshme shëndetësore për të promovuar kështu shëndetin.

Në mesin e qytetarëve të cilëve iu ofrua ky shërbim, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtoresha e Shëndetësisë, Labinotë Demi-Murtezi.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar Qendrën Europiane për Arsim Profesiona;, e cila ua ka mundësuar qytetarëve të Gjilanit ta marrin këtë shërbim falas, tha se prioritet i qeverisjes së tij është sektori i shëndetësisë, duke thënë se do të ketë kujdes të veçantë për të ruajtur dinjitetin e infermierisë, profesion ky i shenjtë dhe human. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.