DYLON

Haziri: E kemi për borxh që ta mbajmë gjallë shpresën për një Kosovë të barabartë dhe e integruar në Europë dhe NATO

Haziri: E kemi për borxh që ta mbajmë gjallë shpresën për një Kosovë të barabartë dhe e integruar në Europë dhe NATO
Avatar photo Redaksia

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në Gjilan kanë nisur aktivitetet për shënimin e 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë pas homazheve se duhet të punojmë që shqiptarët të jetojnë më të bashkuar, më të prosperuar dhe më me shpresë.

“Është moment që duhet të respektojmë të gjithë ata që na mungojnë më së shumti në këto ditë të bardha të Pavarësisë sonë, në prag të 20-vjetorit të çlirimit dhe natyrisht na bëjnë më të përkushtuar në realizimin e ëndrrës së dëshmorëve. Kosova sot nuk është më mirë se dje, por duhet të duhet të punojmë që shqiptarët të jetojnë më ët bashkuar, më të prosperuar dhe më me shpresë. Këtë shpresë e kemi për borxh ne përfaqësuesit e institucioneve ta mbajmë gjallë deri në realizimin e qëllimeve tona që një Kosovë të jetë e barabartë dhe e integruar në Europë dhe NATO. Gëzuar Dita e Republikës!”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndërkoë, në ora 11:00 do të mbahet Akademia Solemne në teatrin e qytetit, për të vazhduar menjëherë me zbulimin e bustit të presidentit historik, Ibrahim Rugova te selia e LDK’së në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.