DYLON

Haziri: E kemi obligim të vazhdojmë rrugën e dëshmorëve e martirëve për ndërtimin e shtetit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në një vizitë në familjen e Muhamet Ibrahimit, në nderim të sakrificës së tij, i cilipara 15 vjetëve uvra nga forcat paramilitare serbe në hyrje të fshatit Malishevë.

Kryetari Haziri tha me këtë rast se sakrifica e Muhametit dhe gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit, ka bërë që Kosova fillimisht të gëzoj lirinë e më pas të kurorëzohet me pavarësinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit rikonfirmoi se Komuna do të kujdeset për familjet e martirëve e dëshmorëve dhe në këtë mënyrë ata që dhanë gjënë më të shtrenjtë do të pushojnë të qetë.

“Sakrifica e bashkëvendësve tanë që vunë themelet e lirisë së vendit është obligim yni i përhershëm që të vazhdojmë ta çojmë amanetin e tyre të ndërtimit të shtetit. Përkujtimi për martirët e dëshmorët, përulja për ta, kujtimi i veprave të tyre, do të jetë përherë minimal në krahasim me sakrificën të cilën ata kanë bërë që ne sot të jemi të lirë”, ka thënë Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.