DYLON

Haziri e Kastrati nënshkruajnë marrëveshjen për hapjen e shkollës së Muzikës në Kamenicë

Haziri e Kastrati nënshkruajnë marrëveshjen për hapjen e shkollës së Muzikës në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur sot takimi I kryetarëve të Komunave të Regjionit, që ka rezoltuar në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes kryetarit Lutfi Haziri dhe kryetarit Qëndron Kastrati, e cila parasheh hapjen e shkollës së muzikës edhe në Kamenicë, që ështê degë e shkollës së Gjilanit.

Në këtë takim temë ka qenë edhe parandalimi i pandemisë globale Covid-19 dhe bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të situatës deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Në fjalën e tij, nikoqiri i këtij takimi, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se bashkëpunimi me kryetarët e regjionit të Gjilanit është i vazhdueshëm dhe gjithnjë në raport të ruajtjes së shëndetit public të qytetarëve.

EkoHigjiena

“Diskutuam për menaxhimin e pandemisë dhe gjendjen në Komunën tonë sikur edhe gjendjen e përgjithshme në këtë regjion. Gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshjen me kryetarin Haziri për hapjen e Shkollës së Muzikës në Kamenicë, në bashkëpunim dhe mbështetje nga Komuna e Gjilanit. Në këtë kohë pandemie jemi së bashku duke e ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë në fjalën e tij Kastrati.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, ka thënë se bashkëpunimi me komunat e regjionit është i vazhdueshëm, përkundër që janë territore të ndara dhe përgjegjësi të ndara, mirëpo në funskion dhe shërbim maksimal për qytetarët.

“Bashkëpunimi ynë në menaxhimin e pandemisë, pastaj bashkëpunimi në fushën e arsimit sikur marrëveshja e sotme, projektet e përbashkëta në infrastrukturë, zgjidhjen e problemeve lokale ekonomike, apo edhe Tregu i përbashkët në Komunën tonë, janë vetëm disa nga sektorët ku jemi duke bashkëpunuar mes vete. Komunat tona kanë probleme të njejta port ë ndara në aspektin administrativ. Detyra parësore e të gjithë neve nga muaji mars është përballja me pandeminë dhe këtë do ta kalojmë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë”, tha kryetari Haziri.

Falënderues për bashkëpunimin kanë qenë edhe kryetarët e Komunave tjera, si ai i Ranillugut Vladica Artinoviq, i Novobërdës, Svetislav Ivanovic dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kllokoti dhe Parteshi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.