/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi, përkatësisht në Yilderim të Bursas me ftesë të kryetarit Ismail Hakki Edebali.
Kryetari i Gjilanit Haziri dhe ai i Yilderim Hakki Edebali, gjatë takimit që patën, u morën vesh që t’i vendosin hapat e parë të bashkëpunimit ekonomik e kulturor me projektet e para që do të dorëzohen në muajt e ardhshëm me rastin e vizitës së tij në Gjilan të kryetari të këtij qyteti Ismaj Hakki Edebali.
Poashtu, kryetari Haziri ka vizituar edhe shumë afaristë të suksesshëm me prejardhje nga Gjilani që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet, në mesin e të cilëve, fabrikën me renome botërore në lëmin e prodhimit të kuzhinave “INOKSAN” me pronar Vehbi Varlik.
Delegacioni gjilanas gjatë ditës së sotme do të pritet nga shoqata e biznesit nga Bursa, ku do të ketë rast të njihet më për së afërmi me afaristët dhe biznesmenët e mundshëm që do të jenë të gatshëm për investime të mundshme në komunën e Gjilanit./2L ONLINE/