DYLON

Haziri e Januzi takim me u.d. drejtorin rajonal të Doganës së Gjilanit, Bedri Abdyli

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, kanë zhvilluar një takim pune me ushtruesin e detyrës së drejtorit Rajonal të Doganës së Gjilanit, Bedri Abdyli.

Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë rritja e bashkëpunimit të organeve komunale me pikat doganore të regjionit të Gjilanit si dhe informimi përmes drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për  komunitetit e biznesit rreth ndryshimeve të Doganës në rajonin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri, drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi dhe u.d. i drejtorit rajonal të Doganës, Bedri Abdyli, janë dakorduar që në të ardhmen e afërt të mbahet një konferencë e përbashkët mes Doganës, drejtorisë dhe komunitetit të biznesit për informimin sa më të drejtë të biznesit për ndryshimet e bëra në Doganat e Kosovës. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.