DYLON

Haziri e Hajrullahu diskutojnë për projektet zhvillimore të Gjilanit

Haziri e Hajrullahu diskutojnë për projektet zhvillimore të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune këshilltarin politik të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Enver Hajrullahu, i cili është edhe asambleist i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Gjatë takimit është biseduar me disa projekte zhvillimore të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Në takim u tha se projekt me prioritet për Gjilanin është hapja e pikës doganore Kosovë- Maqedoni Veriore, në Stanqiç, rruga që kalon përmes Zhegrës dhe që lidhë Gjilanin me Kumanovën, derisa u konfirmua se së shpejti do të do të tenderohet rruga e vjetër e Kumanovës që e lidhë Zhegrën dhe Gjilanit.

EkoHigjiena

Projekt tjetër me rëndësi që u diskutuar në takimin e kryerit Haziri dhe këshilltarit Hajrullahu, është Zona Ekomomike në Gjilan, që është mbështetje e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sikurse edhe mbështetja me mjete bujqësore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rruga që lidhë Stubllën me Zhegrën, gjegjësisht me rrugën e Kumanovës dhe projektin e kanalizimit dhe shtratit të lumit në Zhegër.

Përndryshe, Enver Hajrullahu njihet si njeriu që angazhohet shumë në nivel qendror për të sjellë projekte për Gjilanin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.