DYLON

Haziri e Gecaj diskutojnë për organizimin e programeve të përbashkëta mes MAPL-së dhe Komunës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Bajram Gecaj.

Temë e takimit ka qenë shkalla e organizimit të programeve të përbashkëta mes MAPL-së dhe Komunës, sikurse edhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve pakicë në Gjilan.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar zëvendësministrin Gecaj për vizitën, ka thënë se pushteti lokal në Kosovë duhet të riorganizohet totalisht.

“Rishikimi i mënyrës së funksionimit të pushtetit lokal është i domosdoshëm të bëhet, sepse qeverisja lokale në Kosovë ka qenë e organizuar mbi kompromise të dhimbshme”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, zëvendësminitri i MAPL-së, Bajram Gecaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, derisa takimin e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm, duke thënë se Gjilani është shembull i mirë i integrimit dhe afirimimit të të drejtave të komuniteteve pakicë.

Po ashtu, zëvendësministri Gecaj e siguroi kryetarin Haziri që do të ndodhë vlerësimi i të gjitha problemeve dhe gjetjeve sa i pëker kufijve administrativ të komunave të Anamoravës.

Gecaj, në fund, ka falënderuar qytetarët e Anamoravës, për siç tha, kontributin e tyre të madh për Pavarësinë e Kosovës.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.