Haziri e falënderon kompaninë AR Katana për kontigjentin e katërt të ndihmave kundër Covid-19

Haziri e falënderon kompaninë AR Katana për kontigjentin e katërt të ndihmave kundër Covid-19

Kompania AR Katana ka vazhduar me kontigjentin e katërt të ndihmave për Gjilanin, që përfshihen mjete higjienike, medicinale dhe pako për familjet në nevojë.

“Falënderoj Muhamet Ajrullahun dhe kompaninë AR Katana që edhe sot jep donacion për Komunën e Gjilanit, që përfshihen mjete higjienike, medicinale e pako për familjet në nevojë, për ta përballuar këtë situatë jo të lehtë për të gjithë qytetarët. Gjithmonë thuhet “miku i mirë në ditë të vështira’ dhe Muhameti ka qenë njëri nga donatorët e vazhdueshëm edhe para pandemisë, duke i bërë disa familje me kulm mbi kokë”, ka deklaruar pas vizitës aty, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri,

Ai tha se ne po përballemi me izolim të virusit në pesë raste që janë të vetizoluar 15 idividë, prej të cilëve dy kanë rezultuar negativë, duke përfshirë edhe eksponentin kryesor në Vrapçiq, e cila ka ardhur nga Gjermania.

“Falë përsonelit shëndetësor dhe emergjencave civile, numri i të prekurve po bie. Pra, numri bie nëse vazhdojmë të vetëpërmbahemi, t’i përdorim mjetet higjienike dhe ta kemi kujdesin maksimal”, ka shtuar Haziri.

Pronari i kompanisë AR Katana, Muhamet Ajrullahu, e ka përgëzuar kryetarin Haziri angazhimin për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, duke uruar që t’i përmabhemi kërkesave të OBSH’së, ndërkaq ka falënderuar të gjithë mjekët, ifektologët, epidemiologët, policinë dhe zjarrfikësit për punën e madhe.

“Sot kemi ndarë për institucionet 500 litra dezinfektues, disa qindra mantelë për mjekët, dorëza e pako ushqimore. Pas një jave do t’i shpërndajmë 100 pako ushqimore dhe 5 mijë kilogramë miell”, ka bërë të ditur Ajrullahu.

KOMENTE