DYLON

Haziri e Aliu takim miqësor me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilait, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Qëllimi i takimit ka qenë urimi për festën e Kurban Bajramit, derisa me këtë rast janë shpërndarë 240 pako ndihma me mish të kurbanit si donacion prej Amabasadës turke.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri theksoi bashkëpunimin e mirë dhe miqësor të komunës së Gjilanit ​me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, duke e lutur Zotin që të vazhdojnë me aktivitete për të mirën e dy popujve.

Ndërkaq, nga ana e saj, ambasadorja Kiliç ka thënë se lidhjet e Turqisë me Kosovën dhe Gjilanin në veçanti, janë më shumë se vëllazërore dhe familjare, duke u zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj të intesntifikohet edhe më shumë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.