(2LONLINE) – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi, kanë pritur sot përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Alteco” Urs Meier dhe Reinard Urfer, të cilët i ka falënderuar për investimet në Komunën e Gjilanit.
Në këtë takim, kryetari Haziri ka folur për lehtësira që do të kenë bizeset, për të operuar sukseshëm në veprimtarinë e tyre.
Kryetari Haziri shtoi se duke përkrahur bizneset, në këtë mënyrë do të krijohen vende të reja pune në Gjilan, do të zhvillohet ekonomia e vendit dhe do të rritet mirëqenia e qytetarëve.
Përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Alteco” Urs Meier dhe Reinard Urfer, kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen, ndërsa e informuan për sukseset dhe sfidat e tyre.
Kjo kompani operon në Gjilan që nga përfundimi i luftës dhe fushë veprimtaria e saj kryesore është prodhimi i mjeteve teknologjike, si: tonerë për printerë, për fotokopjues e për skanerë.
Ata thanë se tashmë e mbulojnë 30 për qind të tregut, ndërsa qëllimi i tyre është që të mbulohet mbi 70 për qind e tregut kosovar për produktet e tyre.
Kjo kompani ka eksportuar edhe jashtë Kosovës fillimisht me ambalazh, ndërsa synojnë që të eksportojnë edhe tonerë. /2LONLINE/