DYLON

Haziri: Duhet të bëhemi gati, ta maksimalizojmë mbylljen e bisedimeve me njohjen reciproke në qendër

Haziri: Duhet të bëhemi gati, ta maksimalizojmë mbylljen e bisedimeve me njohjen reciproke në qendër
Avatar photo Redaksia

“Deklarata e të shtunës e Presidentit, Donald Trump, e befasoi regjionin e Europës Juglindore dhe europianët, por më së shumti qeverinë aktuale, përkundër që presidenti amerikan ka përmendur dy herë ndërhyrjen e tij në këtë proces, gjatë fushatës së fundit elektorale në SHBA”, ka thënë Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).  

Haziri, që njëherësh është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës,  tha se ky është konfirmim i rikthimit të vëmendjes për regjionin Europës juglindore, respektivisht, raportit Kosovë-Serbi.

EkoHigjiena

“Duke e krahasuar me rolin amerikan në konfliktet e luftërat e njohura tashmë në botë, paralelja për ndërhyrje dhe arritjen e paqes në Kosovë dhe rikthimi i tij për shkak të dëmtimit të procesit, është paralajmërim që Kosova duhet të jetë e gatshme dhe duhet të përgatitet jashtëzakonisht shumë, që të mos e zë në befasi sikur që u zu të shtunën”, thotë tutje Haziri.

Sipas tij, flitej që nuk është në prioritet dhe se Kosova është e harruar nga Washingtoni. Fatkeqësisht kjo qeveri ka ndërtuar raporte të kushtëzuara dhe ky raport i kushtëzuar mund të shkaktojë probleme serioze.

“Duhet të bëhemi gati që sa herë që vije mundësia, që të arrijmë e ta maksimalizojmë mbylljen e bisedimeve me njohjen reciproke në qendër. Nuk duhet harruar që takimi i presidentit Trump në arritjen e marrëveshjes së 3 shtatorit 2020, është përcjellë me dy rrethana të shkaktuara. E para, ndryshimet në qeveri në Kosovë, e cila ka qenë pëlqyer për takim me presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe, e dyta, në rrugë e sipër, paralajmërimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara në atë kohë, Jack Smith, për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit të Republikës dhe tre të tjerëve”, ka thënë Haziri i LDK-së.

Përkundër këtyre, thotë Haziri, është arritur marrëveshja, është vendosur edhe kriteri ekonomik dhe është nxjerrë njohja e Izraelit. Pavarësisht që presidenti Biden e ka lënë në fuqi këtë marrëveshje Trump-Hoti, qeveria Kurti e ka heshtur dhe e ka përcjellë me stigmatizim, fatkeqësisht.

“E fundit, jo më pak e rëndësishme, pavarësisht krejt zhvillimeve në botë, luftërave Ukrainë-Rusi, Izrael-Gaza dhe Izrael-Iran dhe tensionet e mëdha që janë ndalur me ndërhyrjen e presidentit amerikan, Indi-Pakistan e Kazakistan-Armeni, ne kemi hyrë në grupin e shteteve që Presidenti Trump do ta ketë rolin vendimtar”, thotë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.