DYLON

Haziri: Drita me Superkupën, e ka bërë Gjilanin superqytet

Haziri: Drita me Superkupën, e ka bërë Gjilanin superqytet
Avatar photo Redaksia

Pas triumfit në Superkupën e Kosovës në futboll, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithëm të klubit të futbollit Drita, Feti Murseli.

“Drita me Superkupën e ka bërë Gjilanin superqytet. Sukseset e këtij klubi në garat vendore, duke u shpallur kampion, pastaj në garimin për kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Europës në kuadër të UEFA e në fund me triumfin në Superkupën e Kosovës, na ka bërë krenarë të gjithëve. Uroj drejtorin Feti Murseli, pronarët, lojtarët, kryetrajnerin dhe Intelektualët për këtë madhështi që e sollën në Gjilan”, ka thënë Haziri, gjatë takimit.

Ndërsa, drejtori i klubit të futbollit Drita, Feti Murseli, ka falënderuar kreun e Gjilanit për mbështetjen maksimale për ta, sidomos me ndarjen e tokës për ndërtimin e stadiumit ndihmës për nevoja të klubit, i cili do të realizohet me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

EkoHigjiena

Ndryshe, KF Drita ka shënuar triumf historik të hënën ndaj Prishtinës (2-1) duke fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës në stadiumin që e mban emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.