DYLON

Haziri: Dobërçani, Pogragja, Zhegra e Lladova, shembuj për pastërti dhe mirëmbajtje të hapësirave publike

Haziri: Dobërçani, Pogragja, Zhegra e Lladova, shembuj për pastërti dhe mirëmbajtje të hapësirave publike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë fshatrat, Pogragjë dhe Dobërçan, Zhegër e Lladovë, për organizimin e jashtëzakonshëm në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke qenë shembuj për nivelin e lartë të pastërtisë.

“Duhet përshëndetur dhe falënderuar jashtëzakonisht shumë banorët e këtyre fshatrave për organizimin e mirë për interesin e përgjithshëm. Në aspektin e pastërtisë që nga trotuaret, rrugët, lumenjtë, varrezat etj., këto fshatra kanë një përkushtim të veçantë dhe janë model i funksionimit. Do të mbështesim gjithnjë aktivitetet e kësaj natyre. Qytetaria e këtyre vendbanimeve ka një disiplinë të lartë dhe është e vendosur në ruajtjen e ambientit dhe gjelbrimin e tij”, ka thënë Haziri.

Haziri, gjithashtu, ka falënderuar mërgatën që është gjithmonë mbështetëse e iniciativave për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe investimin në forma të ndryshme nëpër fshatrat e tyre, duke punësuar banorët dhe financuar nga shoqata “17 Shkurti” (Dobërçan), “Pogragja”, “Zhegra” dhe “2 Prilli” (Lladovë).

EkoHigjiena

Ndërsa, kryetarët e këshillave, Pogragjë – Qamil Rexhepi, Dobërçan – Melush Guda, Zhegër – Shemsedin Elezi dhe Lladovë – Florim Ajeti, kanë theksuar se gjithmonë për ta është ditë e shënuar për pastërtinë dhe ruajtjen e ambientit, duke konfirmuar se gjithçka po punohet sipas një plani dhe dinamike të caktuar gjatë tërë vitit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.