DYLON

Haziri: Do të përkrah çdo projekt që është në të mirë të gjilanasve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij drejtorin gjeneral të “Caritas Kosova” në Republikën e Kosovës, Don Viktor Sopi, i cili uroi për marrjen e detyrës së të parit të Gjilanit.

Kryetari Haziri pasi ka falënderuar për vizitën drejtorin e ”Caritasit Kosova”, ka thënë se Komuna e Gjilanit do të jetë e hapur për bashkëpunim në projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëvë të Gjilanit.

EkoHigjiena

”Natyrisht që jemi ata që do përkujdesem ndaj personave me aftësi të kufizuara, të personave të vetmuar e kategori të tjera.  Jam i interesuar që programet të realizohen mirë dhe drejt dhe pa ndërhyrje. Do të përkrah cdo iniciativë që është në të mirë të qytetarëve të Gjilanit”, ka deklaruar me këtë rast kryetari Haziri./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.