DYLON

Haziri: Do të kem kujdes të veçant për institucionet kulturore

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur në zyrën e tij drejtuesit e Ansamblit i këngëve dhe valleve “Gjilani”.

Kryetari i këtij ansambli Nehat Ferati e njoftoi kryetarin Haziri për aktivitetet  e shumëta, problemet dhe sfidat që ata kanë pasur që nga themelimi.

EkoHigjiena

“Erdhëm të konfimojmë se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet. Përkundër problemeve që kemi pasur, Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” është më i suksesshmi i Anamoravës. Çdo vit e përfaqësojmë ansamblin nëpër çdo festival. Më herët ka munguar mbështetja, por te ju shpresojmë se do të na ndihmoni”, ka thënë Ferati.

Ndrësa, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, pasi i falënderoi për vizitën, ka konfirmuar se do të ketë kujdes të veçant për institucionet e kulturës.

“Unë gjithmonë i kam kushtuar kujdes të veçant sferës së kulturës dhe këtë do ta bëjë vazhdimisht. Ju jeni të njoftuar se ky do të jetë një vit i rëndë buxhetor shkaku i borxheve, por do të mundohem që institucionet kolturore të mos preken nga shkurtimet”, tha Haziri./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.