DYLON

Haziri: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Pos qytetarëve të cilët po vizitojnë kryetarin e zgjedhur të Gjilanit, Lutfi Hazirin për t’ia uruar fitoren, edhe një delegacion i Bashkësisë Islame të Gjilanit, në krye me kryetarin e saj Sylejman Osmani, kanë vizituar sot kryetarin Haziri, të cilët e uruan për fitoren në zgjedhjet e 1 dhjetorit.

“Jeni kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Do të jemi krah i juaji gjithmonë. Ky vend ka nevojë për punë të hajrit. Ju urojmë punë të mbarë e suksese”, ka thënë kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani.

EkoHigjiena

Në ndërkohë, kryetari Haziri ka pritur në zyrën e tij edhe përfaqësuesit e Partisë së Drejtësisë, të Aleancës Kosova e Re si dhe të Lëvizjes “Vatra”, të cilët i uruan punë të mbarë në mandatin 4 vjecar.

Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e sipërpërmendur, duke theksuar se do të punoj në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi gjatë mandatit të cilin ia dhanë qytetarët, për të shtuar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallime partiake. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.