DYLON

Haziri: Delegatët që shpallën Kushtetutën e Kosovës janë padyshim heronjtë tanë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot është shënuar përvjetori i 24-të i Kushtetutës së Kaçanikut. Në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

E, Lutfi Haziri, Kryetar i Komunës së Gjilanit ka thënë se Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.

EkoHigjiena

“Delegatët e asaj kohe që e shpallën Kushtetutën e Kosovës, janë padyshim heronjtë tanë, prandaj edhe meritojnë respektin e përjetshëm të të gjitha gjeneratave. Veprimi i këtyre deputetëve dhe zhvillimet e mëvonshme mundësuan organizimin e jetës në Kosovë, si dhe fitimin e përkrahjes ndërkombëtare, në të gjitha fazat, deri në shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008”, k thënë Lutfi HAziri, kryetar i Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.