DYLON

Haziri beson se Swiss Clinique do të bëhet krenaria e Gjilanit

Haziri beson se Swiss Clinique do të bëhet krenaria e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në Swiss Clinique, ka deklaruar se shumë shpejtë regjioni i Gjilanit, ku përfshihet edhe Lugina e Preshevës, do ta ketë njërën nga klinikat më të avancuara në Kosovë.

“Vizitova njërin prej investitorëve më të mëdhenjë që vije prej Zvicrës tashmë me shërbimin në shëndetësi me klinikën e specializuar Swiss Clinique, nga pronari i kompanisë Kastro, e që është investitor i dalluar në komunën tonë”.

“Është njëra prej shërbimeve shëndetësore më të mëdha që regjioni i Gjilanii do ta ketë, ku përfshihet edhe Komunova, Presheva e Bujanoci. Shërbimi, mjekët, specializantët dhe përkujdesja, do ta lehtësoj jashtëzakonisht shumë këtë shërbim. Pres me padurim inaugurimin dhe besojmë shumë që ky investim do të jetë krenaria e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Pronari i kompanisë Kastro, njëherit edhe i Swiss Clinique, Bari Kastrati, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, përkujdesjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me këtë kompani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.