DYLON

Haziri: Bashkërisht mund të bëjmë punë të mira për familjet e ardhura nga Shqipëria

Haziri: Bashkërisht mund të bëjmë punë të mira për familjet e ardhura nga Shqipëria
Avatar photo Redaksia

Në kordinim me Këshillin e Fshatit në Zhegër, grupi tifozët-Intelektualët janë mobilizuar, sot, për të ndihmuar me 5 metra kub, dy familje të strehuara në Gjilan, të ardhura prej zonave të prekura nga termeti në Shqipëri, ka njoftuar Muhadin Haziri, kryetar i Këshillit të fshatit Zhegër.

Ai ka falenderuar Rexhep Aliun për gatishmërinë dhe vullnetin e tij të mirë për të ndihmuar me lëndë djegëse (dru), deri më tash, 5 familje.

“Këshilli Fshatit Zhegër ka siguruar gjithashtu edhe ushqimin për një familje që tashmë është akomoduar në këtë fshat”, ka thënë ai, duke falenderuar banorët e këtushëm për kontributin e tyre me mjete financiare.

EkoHigjiena

Njëherit, Haziri ka thënë se vetëm bashkërisht, mund të bëhen punë të mëdha e të mira për familjet e ardhura nga zonat e prekura, atje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.