• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Haziri: Avaritë që kanë dal në Kuvendin Komunal të Gjilanit janë shqetësuese për stabilitetin politik për politikat zhvillimore

Redaksia 2LONLINE 17 Shtator, 2022 4 min
 Haziri: Avaritë që kanë dal në Kuvendin Komunal të Gjilanit janë shqetësuese për stabilitetin politik për politikat zhvillimore

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, pas takimit të mbledhjes së kryesisë, ka mbajtur sot konferencë për media së bashku me Grupin e Këshilltarëve në Kuvendit Komunal, ku ka bërë të ditur se përgatitjet dhe angazhimet për Konventën programore të partisë, e cila do të mbahet më 24 shtator, që në fokus do ta ketë opozitarizmin dhe rolin e LDK-së në këtë fazë politike. 

Haziri ka thënë: Konventa programore e Degës së LDK-së në Gjilan, e cila do të mbahet më 24 shtator, pritet të zbardhë hapat e mëtutjeshëm opozitar në Komunë dhe politikat sektoriale, bashkëbisedimi me qytetarët, grupet e interesit, shoqërinë civile e mediat, në interes të zhvillimit të komunës sonë. 

Ajo që ne kemi në fokus të debatit është gjendja në Kuvendin Komunal. Humbja e shumicës politike e ndërtuar me rastin e zgjedhjes së ekzekutivit të ri, tashmë në Gjilan është faktuar. Partia në pushtet bashkë me partitë e koalicionit kanë ndërtuar një shumicë artificiale e cila nuk po funksionon. 

Avaritë që kanë dal në Kuvendin Komunal janë shqetësuese për stabilitetin politik në komunën tonë dhe shqetësuese për politikat zhvillimore, të cilat kanë mbetur peng i zhvillimit për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike. 

Ne thërrasim për stabilitet politik, ku roli jonë si parti e parë dhe më e madhja në Gjilan ka me qenë gjithmonë në funksion të zhvillimit. Por, ne nuk mund të marrim pjesë në kazanin e zierjes së shumicave artificiale. 

Përmes Komitetit për Politikë dhe Financa dhe përmes Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, ne kemi bërë thirrje që kalendari i rregullt i punës së Komiteteve të aktivizohet. Komuna jonë nuk ka kalendar të rregullt të politikave sektoriale në komitetet e Kuvendit Komunal. 

Është shqetësues fakti që asnjë investim i ri brenda dhjetë muajve nuk ka ndodhur deri sot në Gjilan nga kjo administratë. Përkundrazi, kanë ndërprerë kontrata si puna e Stadiumit, mos miratim të planit detaj të propozuar nga konsesionerët e Hidomoravës e që lidhet me pusetat në shtrirjen e rrjetit të ri të kolektorit të ujërave të zeza, mos ndarja e mjeteve të shpronësimit, pastaj ndërhyrje në Komisione profesionale e nepotizëm të theksuar në punësim etj. Krejt kjo avari e Kuvendit Komunal është reflektim i mospunës në ekzekutiv. 

Ky vit është i humbur, por mund të jetë determinues a do të jetë mandat i humbur për Gjilanin. Interesi ynë është që ky vit i humbur të kompensohet me bashkëpunim e aktivizëm, duke u bazuar në rregullore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, tha kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri. /2LONLINE/

Etiketa:Gjilan LDK Lutfi Haziri politika rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Hidromorava me njoftim rreth cilësisë së ujit

28 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com