• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Haziri: Avaritë dhe shkeljet në institucionet e Komunës së Gjilanit s’kanë të ndalur

Redaksia 2LONLINE 12 Gusht, 2023 4 min
 Haziri: Avaritë dhe shkeljet në institucionet e Komunës së Gjilanit s’kanë të ndalur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në Gjilan, në të cilën ka adresuar qëndrimet e fundit të degës për zhvillimet në Komunën e Gjilanit.

“Shkeljet në institucionet tona komunale duket se nuk kanë të ndalur. Avaritë në këto institucione kanë shkuar deri në atë pikë sa që pa asnjë procedurë të prokurimit e procedurë ligjore, të blihen mjete të vjetra në vlerë prej 200.000€. Me këtë rast, Komuna e Gjilanit ndërhyn në punët e ndërmarrjes publike “Ecohigjiena”, duke bartur kështu përgjegjësi shtesë në ndërmarrjen “Tregu”, e cila është mbingarkuar me punë. Anashkalimi i ndërmarrjeve, në të ardhmen do të tregojë qartë se humbës në këtë mes janë vetëm Komuna e Gjilanit dhe qytetarët e saj, ngaqë 49% të aseteve janë publike”, ka thënë Haziri.

Ai shtoi se si rezultat i keqmenaxhimit, sot kemi rrugë në gjendje të tmerrshme e varreza në gjendje të mjerueshme, të cilat nuk po mirëmbahen as minimalisht siç do të duhej të mirëmbaheshin.

Sipas Hazirit, shkalla e papunësisë po “zbutet” edhe më tej me kontrata në vepër, ku sot janë mbi 49 zyrtarë me kontrata të tilla, e shumica prej tyre me shkollim të mesëm.

Ai tha se nuk po flasim për projekte të mëdha që këta duhet t’i sjellin. Po flasim për vazhdim të projekteve të cilat janë nisur nga qeveritë e kaluara, e presim të vazhdohen e të përfundohen nga qeveritë e tanishme qendrore dhe lokale.

“E vetmja risi që kuptuam për autostradën e Gjilanit është se shtyllat e ndriçimit janë blerë nga Serbia. Puna në shumë lote ka stagnuar, e datat e përfolura për përfundimin e saj vetëm po afrohen, kurse në teren nuk po shihet dritë e bardhë në fund të tunelit. Kosto e përgjithshme e autostradës pritet të rritet për 7% , e arsye për këtë rritje nuk ka dhënë askush”, ka thënë tutje Haziri i LDK-së.

Sipas tij, në gjendje hiç më të mirë qëndrojnë edhe rrugët regjionale, të cilat për shkak të mospagesës, kanë mbetur pa u punuar e pa u përfunduar. Në kohën kur bashkatdhetarët tanë i kemi këtu, kaosi që po krijohet në këto rrugë, po shkakton tollovi të cilat kanë mundur të tejkalohen, nëse me kohë këto projekte kishin pasur vëmendjen e nevojshme nga Qeveria dhe presionin e duhur nga Komuna.

Haziri tha edhe se zbatimi i projekteve në 6 mujorin e parë, është më i ulëti në 23 vjetët e fundit, duke bërë që drejtoritë komunale të dështojnë në zbatimin e projekteve të cilat janë miratuar në Kuvendin Komunal dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Kemi bërë të qartë në fillim dhe po e ripërsërisim prapë që Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të jep kontributin e saj për të krijuar stabilitet, ashtu siç e krijoi në Kuvendin Komunal. Jemi konstruktivë, dhe do vazhdojmë të mbesim të tillë deri në fund të këtij mandati”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së, së Gjilanit. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan LDK Lutfi Haziri rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023
Info+

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

26 Shtator, 2023

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com