DYLON

Haziri: Asgjë nuk ndryshon tek ne sepse Gjilanin e duam pa kusht

Haziri: Asgjë nuk ndryshon tek ne sepse Gjilanin e duam pa kusht
Avatar photo Redaksia

Kreu i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili njëherësh ishte edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, iu është drejtuar qytetarëve gjilanas duke i falënderuar që ishin pjesë e fushatës elektorale në Gjilan, që ishin në manifestime për ta dëgjuar programin e për t’i dhënë LDK-së dashni.

“Jemi krenarë që së bashku tashmë në Gjilan kemi filluar rrugën tonë për rikthimin e madh të LDK-së.  Ky është veç fillimi i këtij procesi e na pret shumë punë e angazhim bashkë deri në vjeshtë, për t’i dhënë Gjilanit formë, besim, shpresë e dashni”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai tha se po presin zbardhjen e emrave të deputetëve që do ta përfaqësojnë LDK-në në Kuvend dhe se zotohen që me punë t’ua kthejnë dashninë e qytetarëve që patën për LDK-në.

“Asgjë nuk ndryshon tek ne sepse Gjilanin e duam pa kusht. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për deputet në Kuvend të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.