DYLON

Haziri: Asfaltimi i rrugës Gjilan-Pogragjë, projekti më i madh i rindërtimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri asfaltimin e rrugës 14 kilometërshe Gjilan-Pogragjë e ka cilësuar si projektin më të madh të rindërtimit të rrugëve.

Haziri është ndarë tejet i kënaqur me cilësinë e punimeve, derisa vlerësoi se tashmë banorëve të kësaj ane i është kthyer dinjiteti.

EkoHigjiena

“Ky është investimi i rindërtimit të rrugës Gjilan-Malishevë-Uglarë-Pogragjë 14.6 kilometra dhe projekti më i madh i rehabilitimit. Kjo rrugë është ndërtuar me vetëkontribut të qytetarëve në vitet 90-ta dhe në shenjë respekti dhe solidariteti, realiasht ata janë më meritorët që sot një pjesë e buxehtit shkon në rindërtim të kësaj rruge”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, investimi në asfaltimin e kësaj rruge nga ana e Komunës kap shifrën e afro 300 mijë euro. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.