/2L ONLINE/ – Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se arsimi vazhdon të mbetetet prioriteti i parë i qeverisjes, derisa ka përmendur ndarjen e bursave për 69 studentë, ndërtimin e kampusit të shkollave të mesme, ndërtimin e shkollës ”Bajram Curri” në Shurdhan, ndërtimin dy sallave të edukatës fizike, “Abaz Ajeti” dhe “Liria” – Pogragjë, ndërtimin e aneksit të shkollës fillore në Ponesh, ndërtimine çerdhes në lagjen Dardania etj.
“Të gjitha këto dhe projekte tjera janë bërë me partneritet të shkëlqyer me Komisionin Europian, USAID, Caritasin zviceran, qeverinë e Austrisë e qeverinë gjermane, të cilët i falënderoj shumë për besimin e madh ndaj nesh”, është shprehur Haziri. /2L ONLINE/