DYLON

Haziri: Arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes

Haziri: Arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes
Avatar photo Redaksia

Në prag të fillimit të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit, ku sipas tij, rikonfirmohet se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes komunale.

Pasi ka vizituar shkollat e Gjilanit, Haziri është ndarë i kënaqur me përgatitijet që janë bërë për fillimin e vitit shkollor.

“Edhe në këto momente që po flasim jemi duke i bërë disa renovime nëpër shkolla dhe besoj shumë që më 4 shtator gjithçka është gati për fillimin e vitit shkollor. Po e rikonfirmoj se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes komunale, jo vetëm sa i përket mirëmbjajtjes së shkollave, por edhe i investimeve kapitale që do t’i vazhdojmë t’i bëjmë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

“Unë ju falënderoj të gjithë për punën e madhe që keni bërë, për të pasur rend, rregull dhe disiplinë në shkollat tona. Dëshiroj t’ju konfirmoj se në vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i shkollës në afërsi të Tregut të Gjelbërt, sikurse ndërtimi i çerdhes në lagjen “Arbëria”. Ndërkaq, së shpejti do të nis punën çerdhja më moderne në “Dardani”. Ju uroj një vit të mbarë të gjithëve”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe përkushtimin që i ka dhënë sektorit të arsimit. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.