DYLON

Haziri apelon shqiptarët e Kosovës Lindore që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetar i Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës dhe kryetari LPD-së, Jonuz Musliu, ku është diskutuar për zgjedhjet të cilët pritet të mbahen Kosovën Lindore.
Haziri ka apeluar qytetarët e Kosovës Lindore që të marrin pjesë sa më masovikisht në zgjedhje, duke uruar shqiptarët të jenë fitues të zgjedhjeve.

“Lus qytetarët, të cilët janë në listën e votimeve që të marrin pjesë në ditën e zgjedhjeve sepse është shumë e rëndësishme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ta legjitimojnë votën e tyre, ta legjitimojnë përfaqësimin e tyre dhe mbi të gjitha, të udhëheqin me pushtetin lokal në këto tri komuna”, ka thënë kryetari i Gjilanit gjatë adresimit para mediave.

EkoHigjiena

“Bujanoci ështrë nyja kryesore, është qendra më e madhe dhe pozita gjeografike determinon një peshë të veçantë. Ne mënyrë të veçantë, uroj shumë që të dielën të dilet me rezultat të bardhë atje dhe shqiptarët të jenë fitues të zgjedhjeve”, shtori Haziri.
Ndërsa, kryetari i Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës dhe kryetari LPD-së, Jonuz Musliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e përhershme për Kosovën Lindore në momentet më të vështira.

“Faleminderit kryetar për pritjen dhe që gjithmonë ke qenë pran Kosovës Lindore në kohët me të vështira. Duke e ditur që një pjesë e qytetarëve tanë jetojnë në Gjilan, mendoj që ky apel është një mesazh i mirë për neve, për Komunën e Bujanocit, që të dalin sa më shumë shqiptarë në zgjedhje. Mbështetja nga kryetari Haziri, do të thotë se po i ruan vlerat në Komunën tonë dhe po e ruan arterien kryesore të komunës së Bujanocit dhe të Kosovës Lindore. Uroj që sa më shumë të dalin në zgjedhjet lokale dhe parlamentare”, tha Musliu. /2L ONLINE/