DYLON

Haziri apelon qytetarët që ta shfrytëzojnë afatin e mbetur për legalizim të ndërtimeve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është mbajtur sot mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, në të cilën temë qendrore ka qenë procesi i legalizimit të objekteve pa leje.

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se është i kënaqur deri tani me procesin e legalizimit në Komunën e Gjilanit, i cili deri tash arrin në 3600 aplikues, derisa ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë edhe afatin e mbetur që deri më 5 shkurt të aplikojnë në këtë proces.

EkoHigjiena

Poashtu, në këtë takim me Bodin e drejtorëve, Haziri ka apeluar familjarët e bashkatdhetarëve që të aplikojnë në emër të tyre, sepse iu lejohet një gjë ë tillë, duke shtuar se i tërë stafi i Drejtorisë së Urbanizmit është në dispozicion të qytetarëve të Gjilanit për t’i ndihmuar në aplikim për legalizimin e ndërtimeve.

Ndryshe, Ligji për legalizim ka hyrë në fuqi më 5 shkurt 2014, ndërsa 10 marsi i këtij viti është data e publikimit të Regjistrit Shtetëror të Ndërtimeve pa leje, ku aplikuesit duhet të verifikojnë nëse ndërtimi i tyre është regjistruar, dhe për ndonjë gabim ose lëshim eventual. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.