DYLON

Haziri apelon qytetarët: Mbani maskat dhe lajmëroni organet anti-COVID-19 nëse keni simptoma

Haziri apelon qytetarët: Mbani maskat dhe lajmëroni organet anti-COVID-19 nëse keni simptoma
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh udhëheqës i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së rasteve të infeksionit, ka apeluar qytetarët që për kujdes të shtuar.

“Pavarësisht se e kemi një rritje të infeksionit, Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër. Shpresoj që trendi të bie në ditët në vazhdim. Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos e harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet anti-COVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.