Haziri: Almook do të bëjë revolucion, njëjtë sikur Teknologjia Informative
/2L ONLINE/ – Nё regjionin e lindjes, respektivisht në Komunën e Gjilanit, me praninë e kryetarit Haziri, zyrtarëve nga niveli lokal dhe ai qendror, studentëve, prindërve, dashamirësve të teknologjisë së informacionit dhe të interesuarve të tjerë, sot u hap qendra e parë inovative e cila qëllim ka bashkimin nё një shtëpi të të interesuarve pas teknologjisë së informacionit.
Krijimi i kësaj qendre inovative, Almooc Innovation Center AIC, është risi nё vetvete për rajonin lindor të Kosovës, jo vetëm për faktin që ёshtё e para nё llojin e vet nё kёtё rajon por dallon nga modeli i funksionimit dhe bashkëpunimit qё mundëson me SHBA-nё.
Me këtë rast në hapjen e kësaj qendre ishte edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se në Gjilan po fillohet me kёtё qendër të re, që sikur teknologjia që sjell revolucion nё zhvillimin ekonomik tё njё vendi, sot ALMOOK – u dhe kjo qendër do sjellin ndryshimin e madh pozitiv për rajonin e Gjilanit drejt teknologjisë moderne.
“Kjo qendër është me shumë rëndësi për Komunën e Gjilanit dhe regjionin e Lindjes në përgjithësi. Sikur që teknologjia sjell revolucion dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të një vendi, ashtu edhe kjo qendër dhe ALMOOK-u do të bëjnë një revolucion në këtë pjesë të Kosovës. Nga viti i ardhshëm Komuna do tё ndaj fond tё veçanta për tё ndihmuar tё rinjtë tё ecin nё hap me teknologjinë”, ka thënë kryetari Haziri, duke falënderuar bashkatdhetarin tonë që jeton në Amerikë, Ridvan Aliu i cili drejton ALMOOK dhe EDUonGo.
“Jemi me fat qё kemi njё Gjilanas qё sot kthehet tek ne me projektin almooc dhe kёtё qendër qё sot po e inaugurojmë”, u shpreh Haziri.
Ndërsa nga ana e tij drejtori ekzekutiv Ridvan Aliu, ishte tejet i entuziazmuar për hapjen e kësaj qendre duke rikonfirmuar përkushtimin e tij dhe tё ekipit qё kryefjala e gjithë përpjekjeve tona ёshtё ofrimi i arsimimit cilësor për Kosovarët nё fushën e programimit dhe kodimit.
“Jam i lumtur që sot po bëjmë bashkërisht hapjen e kësaj qendre që u mundëson studentëve të rinj dhe në përgjithësi talenteve ofrim të kushteve në arsimin cilësor në fushën e programimit dhe kodimit. Shprehu kёnaqёsinё qё tё gjithë sipёrmarrёsit e rinj tё lёmisё së teknologjisë do tё kenë mundësi tё prezantojnë para investitorëve Amerikan shpikjet e tyre përmes kompanisë sonë”, ka thënë Aliu.
Kurse, Steven Yee, menaxher i lartë nё EDUonGo, iu drejtua pjesёmarrёsve duke përcjellë vrojtimet e tij tek potenciali që rinia e Kosovës ka nё përthithjen e njohurive nё fushën e programimit dhe konkurencёs nё tregun ndёrkombёtarë tё punës.
Ai ftoi të rinjtë qё t’i përgjigjen në mënyrë masive ftesës qё i bënë tregu ndёrkombёtarё, ku vetëm nё Amerikë, deri nё vitin 2020, do tё nevojiten mbi 1 milion programerё tё rinj.
Ndryshe, kjo qendër fuqizohet drejtpërdrejtë nga platforma EDUonGo për avancimin e mësimit nё distancë nga shteti i Washingtonit dhe vjen tek tё rinjtë kosovarë me njё kurrikul tё avancuar tё përmbledhur nё paketën almooc, ku tё interesuarit mund tё gjejnë materiale, kurse dhe leksione tё fjalës së fundit tё teknologjisë nё gjuhën shqipe. Përtej mёsimnxёnies dhe pёrditёsimit shkencor tё vazhdueshëm, tё rinjtë mёndjehapur gjejnë edhe mundёsinё e artë tё sfidohen nё krijimin e startup-ve apo kompanive lokale përmes së cilave sigurojnë edhe punësim.
Qendra AIC do tё jetë burimi kryesor dhe pikë referimi për tё gjithë ata tё rinj qё duan tё mёsojnё rreth programimit, inxhinierisë softwerik, kodimit dhe gjithçka qё ka tё bёjё me shkencat kompjuterike por gjithashtu nё kёtё qendër tё gjithë do tё gjejnë mbështetje dhe asistencë për zhvillimin e sipërmarrjes, me fokus nё teknologjinë e informacionit dhe komunikimit./2L ONLINE/
