Haziri: Agim Rashiti u kryengrit në kohën kur rrezikohej qenia jonë si shqiptar

Haziri: Agim Rashiti u kryengrit në kohën kur rrezikohej qenia jonë si shqiptar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan dhe bashkëpunëtorë të tjerë të shoqëruar edhe nga stafi i Spitalit Regjional të Gjilanit dhe familje të dëshmorëve, kanë bërë homazhe para bustit të dëshmorit Agim Rashiti.

Haziri, pas vendosjes së luleve pranë bustit të dëshmorit, ka thënë se vendosmëria e tyre, sakrifica dhe gjithçka tjetër ishte në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës.

“Sot përkujtojmë dëshmorin e kombit, veprën heroike të tij, Agim Rashitin, i cili u kryengrit në fund të viteve të ’80-ta, në kohën kur rrezikohej qenia jonë si shqiptar, respektivisht autonomia e shqiptarëve në ish Jugosllavi në atë kohë. Kështu si sportist dhe i ri, ai u flijua dhe ra për të mos vdekur kurrë, kurse familja Rashiti ka dhënë sakrificë të pakompenzueshme për lirinë që sot e gëzojmë. Qoftë i përhershëm kujtimi për këtë dëshmor dhe gjithë vargun e gjatë të dëshmorëve të rënë për liri”, tha Haziri.

Në emër të familjes ka folur Nevzad Rushiti, i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në këtë ditë të dhimjes dhe kujtimeve të përbashkëta për Agimin, me ç’rast kanë pohuar se kur dëshmori nderohet dhe ka përkujdesje, familja ndjehet më e qetë dhe më lehtë e kalon edhe dhimbjen.

KOMENTE