DYLON

Hazem Ashraf Rashad i bashkohet familjes “bardh e kaltër”

Hazem Ashraf Rashad i bashkohet familjes “bardh e kaltër”
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita ka prezantuar përforcimin më të ri të ekipit, Hazem Ashraf Rashad, reprezentues i Egjiptit, i cili luan në pozitën e korrektorit.

“22-vjeçari egjiptian vjen te Drita pas një eksperience të pasur në volejbollin vendor dhe ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Zamalek SC (Egjipt), Heliopolis Club (Egjipt), OK Spartak Subotica dhe Al Nasr Club (Emiratet e Bashkuara Arabe)”, thuhet në njoftimin e KV Drita.

EkoHigjiena

Sipas drejtuesve të Dritës, ky volejbollist me Kombëtaren e Egjiptit ka fituar Kampionatin Afrikan U21 dhe ka përfaqësuar vendin në disa Kampionate Botërore të grupmoshave, duke u dalluar edhe si një nga realizuesit më të mirë të turneve.

“Jemi të bindur se cilësia, përvoja dhe ambicia e Hazem do të jenë një vlerë e madhe për ekipin tonë në sezonin e ri. Mirë se erdhe, Hazem! Të urojmë shumë suksese me fanellën e KV Drita!”, thuhet në njoftimin zyrtar të KV drita.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.