DYLON

Hazbije Myrtaj-Kallaba kryesuesja e re e grupit të grave komunale

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në bazë të rregullores për grupin e grave komunale sot në Kamenicë është zgjedhur kryesuesja e re e grupit të grave komunale. Hazbije Myrtaj-Kallaba do të jetë tashmë kryesuesja e re e cila do të drejtoj këtë grup të grave.

“Do të përpiqem me përpikëri që të jap kontributin tim në përforcimin për fuqizimin e vendimmarrjes së gruas” tha veç tjerash kryesuesja Kallaba.

EkoHigjiena

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i komunës Begzad Sinani. Kryetari Sinani përshëndeti punën e grupit të grave që janë duke e bërë në komunën tonë, në të mirë të përmisimit të gruas në vendimmarrje të tyre.

“Mbështetja e kryetarit të komunës nuk do të mungoj asnjëherë, me qëllim që të përmbushen objektivat dhe qëllimet e grupit të grave komunale”, tha veç tjerash kryetari Sinani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.