Haxhiu: Presidenti nuk duhet ta emërojë Radomir Laban

Haxhiu: Presidenti nuk duhet ta emërojë Radomir Laban

Deputetja Albulena Haxhiu, në emër të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i ka dërguar sot letër zyrës së Presidentit të Kosovës, për të mos e emëruar si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Radomir Laban.

Sipas informacioneve që janë bërë publike në media, i njëjti është dënuar si pjesë e një grupi kriminal.

Sipas Gjykatës Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 114 paragrafi 1 thuhet se:
“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë…”

“Njoftojmë po ashtu se para votimit pasi që jemi informuar me këtë çështje kemi bërë përpjekje për ta ndalur votimin me disa nga grupet e tjera por ata kanë vijuar me votimin për”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi se në këto kushte po njoftojnë dhe po paralajmërojnë Presidentin që nëse dhe ai nuk e kthen këtë vendim që përmban shkelje të rëndë të Kushtetutës, do t’i hapet rrugë delegjitimimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese.

KOMENTE