DYLON

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara
Avatar photo Redaksia

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim senatoren amerikane Joni Ernst, një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim U.D. Presidentja Haxhiu dhe senatorja Ernst diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për çështjet e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

EkoHigjiena

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, Haxhiu dekoroi senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e çmuar në fuqizimin e partneritetit Kosovë-SHBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

“Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, theksoi Haxhiu. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.