Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! (VIDEO)

Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar boksierin Haxhi Krasniqi me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Përmes një statusi në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video, presidenti Thaçi ka falënderuar boksierin për emocionet e papërshkrueshme të dhuruara në çdo ndeshje boksi.

“Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi. Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Përndryshe, Krasniqi është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të gjysmë të rënda IBO dhe WBA. Ai u përballë me gjermanin Dominic Boesel dhe në raundin e tretë arrin ta nokautojë dhe të ngadhënjejë për t’u shpallur kështu kampon bote.

Kampionin botëror të boksit 🎖, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës 🇽🇰 në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi 💪🏼.Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 14. Oktober 2020

KOMENTE