DYLON

Haxhi Zylfi Merxha të behët kryeministër ai di të zgjidhë problemet

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Kushtirm KADRIU

(2L ONLINE) – Për qytetaret e Kosovës jeta është bërë shumë e vështirë si në aspektin ekomomik ,në atë të sigurisë, shëndetësisë, e së fundi, sikur të mos i mjaftonin të gjitha këto, qytetarëve të lodhur të kësaj shoqërie të lodhur e të rraskapitur, që nga formimi i saj i shtohet edhe një problem tjetër si sëmundje e quajtur “ngërçi politik”.

EkoHigjiena

Kjo sëmundje e ky sindrom qe po e përhap kjo skene politike kishte ndodhe edhe një here më parë në vitin 2001 kur liderët e asaj kohe nuk po merreshin dot vesh si të ndajnë kulaçin e pushtetit mes veti e fatkeqësisht ai grip si duket prapë i ka rënë skenës sonë politike. Kaluan gati 13 vite që nga ajo dhe Kosova kaloi në shumë faza të zhvillimit të jetës institucionale e politike, kaloi në shumë sfida që nga mbikëqyrja ndërkombëtare, pastaj standardet para statusit… e mezi arriti deri te pavarësia e saj më 2008.

Por fatkeqësisht po shihet mjaftë qartë se që nga ajo kohë mentaliteti i politikës kosovare nuk ka ndërruar aspak, dhe jemi përsëri në pikën zero, përsëri jemi tek mentaliteti i ngritjes personale politike, e jo i mbrojtjes së interesit të përgjithshme shtetërore e kombëtare te Republikës së Kosovës. Kjo dëshmon mjafte mire se skena politike në Kosovë është e papjekur për te drejtuar institucione dhe për të marrë përsipër fatin e 2 milion banorëve.

Shembulli më i mire i një politikani ishte ai në vitin 2001, kur z. Haxhi Zylfi Merxha në Kuvendin e Kosovës iu thoshte politikave shqiptarë qe fituan në zgjedhjet e atëhershme: “merruni vesh mes veti bre,se të gjithë jeni shqiptare …”

Si duket politikës së Kosovës I duhet një mentalitet i kryetarit të partisë rome të Kosovës z. Haxhi Zylfi Merxha që t’u thotë: merruni vesh shqiptarë jeni, nuk keni te bëni me pushtuesit serbe apo te tjerë; se me këto gjera qe po ndodhin tash e 6 muaj nga gjitha të partitë, qytetaret janë lodhur e janë rraskapitur duke pritur se çfarë përfundimi do te ketë kjo loja e shahut politik.

E tani Kosova ka nevojë për politikan si Haxhi Merxha që merren vesh mes veti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.