Kompania Art Motion që bashkëpunon me Haxhi Krasniqin ka konfirmuar se boksieri shqiptar do të zhvilloj një duel në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
32 vjeçari të shtunën mbrëma humbi titullin e kampionit të Evropës pas disfatës që pësoi nga gjermani Stefan Haertel.
Pas 12 raundeve me vendim unanim të gjyqtarëve triumfoi Haertel.
Krasniqi pas ndeshjes ka premtuar që do të luftoj për të rikthyer brezin në kategorinë super të mesme dhe ndoshta këtë do të kërkoj duke luftuar në Prishtinë.