DYLON

Haxhaj me peticion kërkon shkollë të re

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli i fshatit Haxhaj të Gjilanit ka ndërmarrë iniciativën e nënshkrimit të një peticioni përmes të cilës kërkohet ndërtimi i shkollës fillore në këtë fshat.

“Në vazhdimësinë e iniciativave dhe përkushtimit tonë për të përmirësuar infrastrukturën e fshatit si dhe punë të tjera që janë nevojë thelbësore për fshatin, ne kemi ndërmarrë iniciativën e “Nënshkrimit të një peticioni për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Haxhaj”, thuhet në njoftimin e këtij Këshilli.

EkoHigjiena

Ky peticion është nënshkruar nga banorë e të gjitha fshatrave që vijojnë mësimin në këtë shkollë, Haxhaj, Demiraj, Selisht, Goden’,

Mësohet se peticionit i janë bashkangjitur edhe disa foto të gjendjes reale të shkollës, dhe të gjitha i janë dorëzuar nga një kopje për: Kryetarin e Komunës Gjilanit, Lutfi Haziri, Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nazmi Musa dhe Ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.