DYLON

Hashim Thaçi: Gjykata Speciale themelohet nga OKB nëse dështon Kuvendi i Kosovës

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se drejtësia e luftës së Kosovës është vulosur në tërë Kosovën me sakrificën e gjithë qytetarëve.

“Të gjithë kemi qënë të tronditur nga represioni i Serbisë trupave të saj ushtarake, policore, paramilitare. Kur kishin kaluar vetëm pak ditë pas fillimit të bombardimeve nga NATO-ja. Bombardimet e NATO-së ngjallën shpresën tek të gjithë ne se drejtësia nuk do të vonojë mirëpo në anën tjetër regjimi represiv i Millosheviqit kishte intenvisikuar dhunën vrasjet përpjekjet për pastrim entik dhe për gjenocid ndaj popullatës në Kosovë. Kosova po kalonte ditë e e saj më të rënda, dëbimet masive, vrasjet dhe dhunimet vazhdonin por përkundër kësaj ne ndiheshim më të fort se kurr sepse përkrah nesh që me krenari bartnim tri shkronjat emblematike UÇK, po luftonte edhe aleanca ushtarake më e fuqishme në botë NATO, Në fund ne fituam të shtrenjtën liri, çmimi i lirisë ishte shumë i lart dhe u pagua me gjak dhe me jetën e qindra e mijëra dëshmorëve dhe martirëve , e shumë e shumë sakrifica të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

EkoHigjiena

“Alternativa tjetër është themelimi i Gjykatës Speciale nga OKB’ja”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, armiqtë e Kosovës e dëshirojnë dështimin e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Alternativa është shumë e dhimbshme dhe tërësisht jashtë autoritetit dhe ligjeve të Kosovës”, ka shtuar ai.

http://botasot.info/kosova/386488/haradinaj-kuci-ishte-pjese-e-dallavereve-per-gjykaten-speciale-kuci-edhe-haradinaj-ishte-pjese-e-ketij-procesi-foto/