Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës është e përkushtuar të ndihmojë në procesin e vaksinimit në Rajonin e Gjilanit.
“Sot ka filluar procesi i vaksinimit në Komunat e Rajonit të Gjilanit. Që nga mëngjesi kemi parë një proces të mirë organizuar nga ana e personelit shëndetësor. Policia e Kosovës ka asistuar në Gjilan, Kamenicë dhe Viti, në të gjitha këto qendra mjekësore është vërejtur një përkushtim për mbarëvajtjeje normale të vaksinimit të popullatës”, ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sipas tij, Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë e përkushtuar të ofrojë ndihmë aty ku kërkohet prej saj. /2LONLINE.com/