DYLON

Hashani: Policia bashkë me inspektorët të AVUK-ut, e përkushtuar në zbatim të masave anti COVID

Hashani: Policia bashkë me inspektorët të AVUK-ut, e përkushtuar në zbatim të masave anti COVID
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gatishmëria për mbarëvajtjen e masave anti COVID nga  policia e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me përkushtim edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, duke qenë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë në respektimin e kërkesave për mbikëqyrje dhe monitorim të situatës.

Sipas tij, kontrollet kanë të bëjnë me respektimin e orarit të punës për lokalet e  gastronomisë, kafiteritë dhe respektimin e kufizimit të lëvizjes.

EkoHigjiena

“Njësitë policore por edhe në rroba civile dhe të ndihmuar nga inspektorët e AVUK-ut kanë kryer kontrolle të shumta dhe janë marr masa adekuate në përputhje me Vendimin dhe ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID19”, ka thënë ai.

Gjatë natës së mbrëmshme në gjithë territorin e rajonit të Gjilanit për mos respektim të masave janë shqiptuar 453 fletëparaqitje të ndryshme .

“Policia e Kosovës vazhdon të thërras qytetarët të përmbahen në udhëzimet dhe masat e qeverisë së Kosovës se ato janë në të mirë të shëndetit publik”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.