/2L ONLINE/ – Kreu i Nisma për Kosovë, Dega në Gjilan, Bajram Hasani ka ftuar qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës, të marrin pjesë në protestën paqësore të 18 prillit. Për siç thotë ai, pengimin e vendimeve të dëmshme për shtetin qe po merren nga ana e pozites.
Hasani tha se në mungesë të numrave në Kuvend , si opozitë, sepse po mbivotohen nga pozita, nuk po munden me i pengua vendimet e dëmshme për shtetin, të cilat po i merr pozita, andaj kanë vendosur të gjejnë mënyrën më demokratike dhe legjitime të çdo qytetari, të drejtën për protestë, e protestat do të jenë absolutisht paqësore.
“Ne nuk jemi për demolimin e objekteve shtetërore sepse ato janë tonat dhe ndërtohen me kontributet tona andaj lus të gjithë protestuesit që me datën 18 prill të jenë paqësorë dhe të matur, të mos bien pre e provokimeve të pozitës, sepse deklaratat e qeveritarëve për të orientuar në dhunë protestën, janë të papranueshme dhe të dëmshme për vendin. Ne, vetëm duam ta ngrisim zërin kundër padrejtësive që po bënë kjo qeveri, kjo udhëheqje e keqe dhe kundër numrave arrogant dhe të papërgjegjshëm në Kuvendin e Kosovës’, ka thënë Hasani.
Ai tha se qytetarët e Kosovës janë mërzitur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar e tani duan drejtësi dhe shtet ligjorë.
“Janë ngulfatur nga gënjeshtrat e pushtetarëve të cilët e zhvaten këtë vend të vogël i cili do shumë investim dhe punë, e jo shkatërrim. Sepse në këtë mënyrë ne nuk do të integrohemi as ne BE e as në mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Ne dita ditës po shkojmë në regres. Por me vullnetin e qytetarëve dhe punën tonë të drejtë, gjithë së bashku do të ndërtojmë shtetin tonë dhe do ta mbrojmë atë”, ka thënë kreu i Nisma-s në Gjilan Bajram Hasani. /2L ONLINE/