DYLON

Hasani: Më në fund u hap zyra e shumëpritur

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Refik Hasani, ish këshilltar komunal i Kuvendit Komunal të Gjilanit, që me prejardhje është, siç thotë, nga Kosova Lindore, e ka mirëpritur hapje në Gjilan të Zyres për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai thotë se edhe pse me vonesë mbi një dekadë, pasi hapja e kësaj zyre është dashur të ndodhë që nga koha e konfliktit të armatosur në mes të forcave të Serbisë dhe UÇPMB-së, por populli i jonë ka një thënie të mirë “ ë mirë vonë se hiq’’. Ai pret që kjo zyre të ndihmon banorët e asaj anë që jetojnë në Gjilan, Anamoravë e gjithë Kosovën .

EkoHigjiena

“Konsiderohet që në Kosovë janë mbi pesëdhjetë mijë të shpërngulur, e zhvendosur dhe të dëbuar nga këto Komuna vetëm pas muajit qershor të vitit 1999, që janë të vendosur në Kosovë, e ku pesë mijë qytetarë nga kjo kategori të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ende nuk posedojnë dokumente sot e asaj ditë dhe janë nënshtetas të askujt dhe në mëshirën e fatit”, thotë Hasani.

Përndryshe, Hasani ka thënë se duhet funksionalizimi i Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë dhe edhe zyra në Gjilan do të ishte në interes të filloj së punuari sa më parë. Po ashtu edhe në Prishtinë ka nevojë të hapen që këto të dyja e të jenë në kuadër të Kryeministrisë. Është ndier nevoja që edhe një Komision Parlamentarë të formohet, gjë që po ashtu është kërkuar disa herë. /2L ONLINE/