DYLON

Hasani: Me Aleksandër Vuçiq jemi dakorduar që edhe shqiptarët e Luginës të jenë pjesë e qeverisë

Avatar photo Redaksia

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që nga fillimi i jetës plurale në ish Jugosllavi, kanë marrë pjesë në institucionet e Serbisë. Ata kanë udhëhequr në vazhdimësi me pushtetet lokale atje, janë përfaqësuar për disa mandate në parlamentin republikan, por nuk kanë marrë pjesë në Qeverinë e Serbisë. Por, kjo si duket do të ndryshojë në qeverinë e re e cila pritet së shpejti të formohet.

Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin republikan të Serbisë, Fatmir Hasani, ka bërë të ditur se në takimin e fundit me mandatarin për formimin e Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë dakorduar që edhe shqiptarët e Luginës të jenë pjesë e kësaj qeverie.

EkoHigjiena

Hasani, ka thënë se kryeministri Vuçiq është dakorduar që udhëheqja e trupit Koordinues Qeveritarë, ti takoj shqiptarëve, ndërkohë që mësohet se edhe në disa ministri do të ketë zyrtarë shqiptarë.

Përfshirja e shqiptarëve në Qeverinë e Serbisë, ndryshe nga praktika e deri tashme, vlerësohet pozitive edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, disa herë kanë qenë pjesë e parlamentit republikan, kanë udhëhequr me pushtetet lokale por asnjëherë më parë nuk kanë qenë të përfshirë në Qeverinë e Serbisë. Zyrtarizimi i kësaj pjesëmarrje pritet pas konstituimit të Qeverisë së re në Serbi.

video: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.