(2L ONLINE) – Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Gjilanit është miratuar ndryshim-plotësimi i statutit të Komunës e kjo e gëzuar edhe Refik Hasanin i cili thotë se Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë dhe hapja e zyrës për Bujanoc dhe Preshevë, që i parasheh statuti i ri ishin imperativë të kohës.
Hasani një ish-këshilltarë komunal, thotë të ketë propozuar ai themelimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë dhe hapjen e zyrës për të zhvendosurit dhe dëbuarit nga Medvegja, Bujanoci dhe Preshëva që jetojnë në Gjilan dhe se sipas tij, statuti i mëparshëm nuk ka reflektuar realitetin e komunës së Gjilanit , gjatë legjislaturave të Kuvendit u hasen në disa paqartësi, mbi të gjitha Komuna e Gjilanit nuk përmbushi obligimet e saja si qendër Rajonale e Anamoravës dhe si trekëndësh kufitar që kufizohemi me Kumanovë dhe Bujanoc dhe Preshevë.
Sipas Hasanit, ky ndryshim-plotësim i statutit të Komunës së Gjilanit duhet të reflektojë , pasqyrojë dhe të jetë në funksion të një Komune , me efikas dhe një ekzekutiv më efektive në interes të gjithë qytetarëve .
“Këto u miratuan, por, sa më parë të fillon së punuari zyra dhe hartimi për tu nënshkruar memorandumi në mes komunave, Gjilan me Bujanoc, Kumanovë , Preshevë e Likovë për bashkëpunim ndërkufitarë në shumë fusha”, ka thënë Hasani /2L ONLINE/